“Shikoni monstrën si bën trimin, pIumbin do hash…”/ Ish-polici që vrau 7-vjeçaren kërcënoi edhe familjen e viktimës, dëshmia e pushuesve

Sipas pushuesve të pranishëm në vendin ku ndodhi tragjedia në Potam të Himarës, ish-shefi i komisariatit të Himarës, Arjan Tase, ka kërcënuar edhe familjarët e 5-vjeçares që u zu poshtë nga skafi.

Pushues të shumtë kanë filmuar pamjet pak sekonda nga ngjarja tragjike, ndërsa i afrohen skafistit Arjan Tase, duke i kërkuar llogari për atë që kishte bërë. Mes të tjerash në këtë video pushuesit dëgjohen të thonë se drejtuesi i mjetit një ish-efektiv policie ka kanosur dhe familjarët e vajzës së mitur.

“Shikoni, shikoni monstrën si bën trimin akoma. Mbylle mor gojën, kërcënoji, kërcënoji ato që iu v rare fëmijën, plumbin do hash. Ke gojë dhe flet ti”, dëgjohen që ti thonë pushuesit drejtuesit të skafit.

“Çfarë janë këta mor, shihni dhe si rri, çfarë është ai mor, çfarë është ai?”.thotë një pushues tjetër.

“A ke fëmijë ti ore” dëgjohet një pushues të thotë.

Në një moment vetë Arjan Tase dëgjohet teksa thotë “Jam unë… Nuk doja”.

“Sot, rreth orës 14:00, në plazhin e Potamit, shtetasi A. T., duke drejtuar një mjet lundrues , dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit lundrues dhe për pasojë mjeti lundrues ka goditur një fëmijë rreth 5 vjeç, i cili për shkak të dëmtimeve ka ndërruar jetë në vendngjarje. Drejtuesi i mjetit lundrues është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Himarë dhe po kryhen procedurat për arrestimin e tij. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.

Published
Categorized as Lajme