Familja Avdia hap të pamën, poston foton e vogëlushes që vdiq (FOTO)

Familja Avdia që humbi vogëlushen 7-vjeçare në plazhin e Himarës ka hapur dyert e mortit.

Vajza, vrasja e së cilës u bë pjesë e ballinave të mediave shqiptare, pasi u vra nga një polic që dyshohet se po drejtonte skafin në mënyrë të pakontrolluar, do të varroset nesër.

Shqipëri / Foto që ta copëton zemrën: Babai i vogëlushes që u vra në Himarë sulmon vrasësin
Kështu kanë bërë të ditur familjarët që tashmë edhe kanë publikuar foton e saj.

“Shoke dhe miq, ju njoftojme me hidherim te thellë vdekjen e mbeses tone Jonada Bledar Avdia, ne moshen 7 vjecare, nga nje aksident tragjik në plazhin e Himares. Varrimi bahet dt. 03.08.2022, ora 15:00, ne adresen: Familja Avdia, Rruga “Stanislav Zuber”, afer Intesa San Paolo Bank Laprake”, shkroi Ismet Avdia.

Kujtojmë se ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 14:00. Punonjësi i policisë së Elbasanit, Arjan Tase, duke drejtuar mjetin lundrues, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe për pasojë, skafi ka goditur vajzën në afërsi të bregut. Fëmija me origjinë nga Tropoja jetonte jashtë me familjen, por ishin kthyer në atdhe për pushime.

Published
Categorized as Lajme