




Një ngjarje e trishtë tronditi sonte qytetin e Mitrovicës, shkruan Mitropol.
Një vogëlush 5 vjeçar derisa po ngiste bicikleten u godit nga një veturë që po lëvizte andej.





Burime ekskluzive të “Mitropol” bëjnë të ditur se djaloshi u godit aksidentalisht nga një familjar i tij.
Siç mëson “Mitropol”, djali i axhës shkeli djalin e axhës së tij.
Vozitësi i veturës për momentin ndodhet në spital, pas traumës që pësoi nga ngjarja.





Rasti ndodhi sonte në rrugën “Shaban Polluzha” rreth orës 19:00, me ç’rast për shkak të plagëve vogëlushi ndërroi jetë. /Mitropol/