E rëndë: Vdes 5 vjeçari kosovar, u godit nga vetura

Një aksident me fatalitet ka ndodhur para dy orësh në rrugën “Shaban Polluzha”, në Mitrovicë, ku një 5-vjeçar është goditur për vdekje, raporton Gazeta Sinjali.

Fëmija ka qenë më biçikletë në momentin kur vetura e goditur duke e lënë të vdekur në vend. Lajmin për Sinjalin e ka konfirmuar edhe Policia rajonale në Mitrovicë.

“Rreth orës 19:00 është raportuar se në rrugën ” Shaban Polluzha” Në Mitrovicë, ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira, një veturë dhe një biciklist . Si pasojë e aksidentit dhe lëndimeve të pësuara ka humbur jetën viktima-biciklisti i moshes pesë (5) vjeçare.”