Policëve të Kosovës do t’u vendosen kamera në trup (DOKUMENT)









Policia e Kosovës ka shpallur tender për furnizim me kamera të trupit për pjestarët e saj në terren.

Sipas njoftimit të publikuar në e-prokurimi, për këtë qëllim pritet të shpenzohen 18,480 euro.





Kohëzgjatja e kësaj kontrate është për dy vjet. Përmes këtij tenderi, Policia planifikon të të furnizohet me 30 copë kamera të trupit dhe 40 copë SD CARD.

Për këtë aktivitet të prokurimit do të përdoret procedurë e hapur e prokurimi me kriter për dhënie të kontratës – çmimi më i ulët.





Data 24 gusht 2022 është caktuar edhe afati deri kur mund të ofertojnë kompanitë e interesuara për këtë aktivitet të prokurimit.

“Çdo palë e interesuar mund të bëjë ankesë pranë Autoritetit Kontraktues, në bazë të nenit 108/A të Ligjit Nr. 04/L-042 për Prokurimin Publik të Republikës se Kosovës, i ndryshuar dhe plotësuar me ligjin Nr. 04/L-237, ligjin Nr. 05/L-068 dhe ligjin Nr. 05/L-092ne adresën e specifikuar ne Nenin I te këtij Njoftimi për kontratë”, thuhet në njoftim.





Published
Categorized as Lajme