Pamje që ta copëtojnë zemrën: Babai i vogëlushes që u vra në Himarë suImon vrasësin

Vazhdon edhe më tutje të jetë kryetemë te mediat poshtë kufirit shqiptaro-shqiptar.

Vdekja e 7-vjeçares në Himarë, e v rarë nga një polic që po drejtonte skafin e tij në plazhin e Potamit, ka ngjallur shumë reagime.

Pamjet e babait që sulmoi v rasësin e më pas vendosi duart mbi kokë, gjithashtu morën dhenë, me ç’rast vërshuan kritikat ndaj shtetit shqiptar, që është nga të vetmit ku personat e pasionuar pas motorave të ujit afrohen deri te vendqëndrimi në bregdet.

I pari që reagoi ishte ish-kryeministri Sali Berisha.

Ky i fundit përmes një postimi në rrjetin social “Facebook” hodhi kritika ndaj shtetit, duke thënë se në plazhet e Shqipërisë nuk ka siguri.

“Siguria në plazhe ZERO! Për ligjin nuk pyet njeri. Krim i tmerrshëm! Skafisti, shef policie në Elbasan, A. Tase merr jetën e një fëmije 5 vjeç në det, në Himarë. I shpreh ngushëllimet më të ndjera familjes për engjëllin që humbi. Dënoj me forcën më të madhe këtë krim të tmerrshëm nga ata për të cilët ligji nuk ekziston. Dënoj gjithashtu mungësen e plotë të sigurisë në plazhet tona. Sb”, shkroi kreu opozitar.

“I v rave fëmijën. Ulu në gjunj para tij dhe lërja në dorë jetën tënde.Ky gjësendi me brekë rozë është polici që shkaktoi vdekjen e vajzës 5 vjeç sot në Himarë. Si gjësend pa ndjesi dhe pa asgjë prej njeriu, ka guximin dhe të mbrohet teksa i ati i vajzës me zemrën e shkulur nga dhimbja afrohet.

Ky gjësendi me brekë rozë, po të ishte burrë dhe jo gjësend, duhet të ulej në gjunj para prindërve të vajzës dhe ta linte jetën e tij në duart e tyre duke thënë; – E bëra. Keni të drejtën me ma marrë jetën se ju shkula zemrën.

Këtë gjë duhet të kishte bërë ky gjësend, ky polic i akuzuar më parë për kultivim dhe trafikim hashashi.Gjësendi jo vetëm që nuk e ka bërë këtë, por ka qendruar krejt i patrazuar në pritje të policisë teksa i ati ka zënë duart me kokë nga tragjedia e ndodhur për pushimet e verës.

Post Scriptum- Në timon të skafit nuk ishte një adoleshent. Në timon të skafit ishte një polic që supozohet të jetë rojtar i jetës dhe jo shkaktar i vdekjes”, tha Caslli në rrjetet sociale.

Published
Categorized as Lajme