I riu kosovar tenton ta vras shokun, e akuzon se është në lidhje me të dashurën e tij





Prokuroria Themelore në Ferizaj ka nisur hetimet për një rast të tentim v rasjes, pas denoncimit të një 38-vjeçari, i cili e denoncoi mikun e tij në fshatin Pleshinë të Ferizajt.

Motivi i tentim vr asjes sipas informacioneve të para janë akuzat e të dyshuarit A.B., se viktima ka nisur një lidhje me të dashurën e tij, mëson Gazeta Sinjali.





Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije se ngjarja ka ndodhur në orët e pasdites, pasi viktima e kishte dërguar shokun e tij në shtëpi.

Aty, i dyshuari e kishte marrë një p ushkë automatike, të cilën ia kishte drejtuar viktimës, nën dyshimin se ka nisur lidhje dashurie me vajzën të cilën e ka ai të dashur. Ndonëse k onflikti nuk përfundoi tragjikisht, mes shokëve pati një ballafaqim. Sinjali mëson se derisa 38-vjeçari ka tentuar t’ia marrë a rmën, i dyshuari ka shkrepur, duke i shkaktuar lëndime viktimës.





Përballë kësaj situate dhe k anosjes serioze, viktima ka vendosur që t’i njoftojë organet e rendit, me ç’rast Policia është aktivizuar menjëherë dhe ka arrestuar të dyshuarin në shtëpinë e tij. I njëjti është shoqëruar në stacion policor, ku ka dhënë deklaratë në lidhje me rastin. Para hetuesve policorë ai e ka mohuar kategorikisht se ka përdorur a rmën, me të cilën ka tentuar ta v ras shokun e tij.





Por pasi Policia ka dalë në vendin e ngjarjes, u kuptua se aty ishte shkrepur një pIumb, pasi u gjet një gëzhojë dhe një a rmë, që u sekuestruan.

Pas përfundimit të kontrollit policor dhe provave të mbledhura, duke përfshirë edhe dëshmitë e disa personave, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar ndalimin e të dyshuarit për 48 orë për ‘vr asje në tentativë dhe posedim të paautorizuar të ar mës’.

Published
Categorized as Lajme