Gjetën një shumë të parave, fëmijët i dërgojnë në polici (FOTO)

Në Ferizaj dje dy fëmijë, njëri i moshës 12 vjeçare e tjetri 11, kanë gjetur një shumë të të hollave në tokë.

Të njejtit paratë e gjetura i kanë dorëzuar në stacionin e policisë në Ferizaj.

Policia e këtij rajoni ka bërë apel që pronari i këtyre të hollave të paraqitet në stacionin e Policisë në Ferizaj.

Po ashtu Policia i ka falenderuar këta dy fëmijë të cilët kanë bërë një gjest human dhe shembullor.

Published
Categorized as Lajme