Është publikuar një video ku dëgjohet teksa gjuhet me a rmë Policia e Kosovës mbrëmjen e së dielës në veri.
Në video dëgjohen disa zyrtarë policorë teksa komunikojnë përmes radio-lidhjes me kolegët e tyre të cilët duken se kanë mbetur të bllokuar nga serbët në pikë kalimin kufitar në Bërnjak, e të cilëve u ofrohet ndihmë.
Edhe Policia e ka konfirmuar të dielën se ka pasur gjuajtje me ar më në drejtim të saj në veri.
“Policia e Kosovës ka siguruar informacione zyrtare se në disa lokacione janë dëgjuar të shtëna me a rmë zjarri, ku disa prej të shtënave kanë qenë në drejtim të njësiteve policore, por fatmirësisht nuk ka të pIagosur”, thuhet në njoftimin e policisë.