Tensionet në Veri, mërgimtarët që po vinin në Kosovë mbesin të bllokuar në Jarinje (FOTO)

Pak orë para vendosjes së masës së reciprocitetit të Kosovës ndaj Serbisë, në lidhje me dokumentet dhe targat serbe zhvillime të reja pati në veri.

Pasditen e sotme qytetarë të shumtë në veri, por edhe në jug janë shqetësuar nga aktivizimi i alarmit.

Pas alarmit nga Policia e Kosovës në veri kanë deklaruar se serbët kanë bllokuar në rrugë në Zubin Potok.

Serbët lokalë në veri të Kosovës kanë bllokuar me kamionë rrugën magjistrale në afërsi të pikëkalimit kufitar të Jarinjës, që gjendet në Komunën e Leposaviqit.

Përpos kësaj , nga KFOR-i është theksuar se janë duke mbledhur informacionet e nevojshme lidhur me situatën e krijuar atje.

Por, përpos kësaj qytetarë të shumtë serbë tashmë kanë dalë në qendër të Mitrovicës për të parë nga afër zhvillimet.

Mërgimtarë të shumtë kanë mbetur prej orësh duke pritur në pikën kufitare në Jarinje, për shkak të këtyre bllokadave.

Ata janë duke pritur në pikat kufitare, derisa thuhet se ka gjasë që ata të kthehen sërish në Bërnjak e Jarinjë.

Deri më tani lidhur me gjithë situatën e krijuar nuk ka patur asnjë deklarim nga institucionet përgjegjëse të Kosovës.

Published
Categorized as Lajme