Nacionale: Një polic e dy serbë të pIagosur nga gjuajtjet me armë zjarri në Veri (PAMJE)

Një polic dhe dy qytetarë raportohet të jenë plagosur nga gjuajtjet me armë zjarri mes policisë dhe barrikaduesve.

Kështu ka mësuar Gazeta Nacionale nga burime pranë vendit të ngjarjes.

Përplasjet për reciprocitetin / Agim Bahtiri për tensionet në veri: Arusha s’tutet me tupan
Nacionale ka kontaktuar me Spitalin e Mitrovicës, por që deri më tani, aty nuk janë dërguar të plagosurit.

Kujtojmë se situata në veri sipas policisë vazhdon të jetë e qetë.

Në një prononcim për Gazetën Nacionale, drejtori i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti ka thënë se janë detyruar që ta bllokojnë kufirin me Serbinë.

Published
Categorized as Lajme