Ushtarit të UÇK’së nga foto ikonike i bëhet djali ushtar i FSK-së (FOTO)

Shumë njerëz e mbajnë mend fotografinë ikonike, ku shihet një ushtar i UÇK-së me lot në sy gjersa një nënë e puthte fotografinë e birit të saj, të v rarë nga forcat serbe gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Personi në fotografi është Komandant Xhafer Kadiri, i cili më vonë kishte rrëfyer se kishte qarë, kur i ishin v rarë dy shokët e luftës.

Por, sot Kadiri ka njoftuar se i biri i tij, Kushtrimi, është betuar si ushtar i Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Ai e ka uruar djalin e tij, duke e porositur që të vazhdojë traditen familjare.

“Sot eshte nje dite historike per mua dhe familjen time. Djali im i vogel, KUSHTRIMI e dha betimin per ushtar te Forces se Sigurise se Kosoves. Ndjenjat e krenarise te perziera me lot. Ne dhame betimin ne lufte, e sot gjeneratat e reja po e japin betimin ne paqe. Megjithate, qellimi i tij mbetet i njejte. Jeto e vdis si ushtar, per Shqiperine Etnike, per KOSOVEN!

Ishte nder e kenaqesi te takoja bashkeluftetaret te cilet sot mbajne me krenari uniformen e Ushtrise me te re ne bote. I falenderoj veq e veq secilin per respektin e treguar ndaj meje dhe familjes sime!
E ty, TRIMI i babes te them: vazhdoje traditen familjare. Ti ke shpirt luftarak, je i guximshem, punetor dhe je i ri me plot vullnet. Une jam i bindur ne besnikerine tende ndaj ketij betimi, sepse e kam pare perpjekjen tende per te realizuar kete enderr te kahmotshme.

Urime, Kosove! Urime, Shqiptari!

Lavdi deshmoreve te Kombit Shqipetar!

Me respekt,

Komandant Xhafa.”, ka shkruar ish-ushtari i UÇK-së, Xhafer Kadiri.

Published
Categorized as Lajme