Njësia Speciale nisët drejtë Veriut? (VIDEO)

Një video është dërguar në redaksinë e Paparacit, në të cilën shihet Njësia Speciale e Policisë së Kosovës dhe për të cilën thuhet se ata janë nisur për në veri të vendit.

Në pamjet e dërguar në redaksi shihen autoblindat e Policisë së Kosovës.

Paparaci ka kontaktuar me Policinë e Kosovës për të marrë informacione se për ku dhe pse janë vënë në lëvizje Njësia Speciale e Policisë dhe është në pritje të përgjigjes së tyre.

Kujtojmë, se pasditen e sotme portali Demokracia.com ka raportuar se kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka thirrur mbledhjen e Këshillit të Sigurisë për të dielën e 31 korrikut.

Mediumi duke u thirrur në burime shkruan se kjo mbledhje do të mbahet në orën 20:00 dhe se pika e vetme e rendit të ditës është shqyrtimi i gjendjes së sigurisë në vend.

Paparaci ka kontaktuar me zëdhënësin e Qeverisë Përparim Kryeziu për të marrë informacione rreth kësaj çështje, mirëpo i njëjti deri në publikimin e këtij artikulli ka qenë i papashëm.

Published
Categorized as Lajme