




Njoftojmë të gjithë miqtë, dëshmitar dhe farefisin se sot gjatë kthimit për në vendlindje kan humbur jetën në aksident Shemsedin Asllan Sopaj dhe bashkëshortja e tij Mervete Sopaj Morina
Varrimi bëhet me datë 30.07.2022 ( nesër e shtunë ) në ora 18:00





Ngushëllimet më të sinqerta bac Asllanit dhe nënë Shukries për humbjen e më të dashurve të tyre !
Zoti ju lehtësoftë dhimbjen familjarëve e shpirti i tyre i bardhë u prehtë në parajsë!





Nga familja Sopaj kanë folur për aksidentin tragjik që ndodhi mëngjesin e sotëm në Podujevë, ku u vdiqën dy familjarët dhe morën lëndime fëmijët e tyre.
Reshit Sopaj, djali i axhës së mërgimtarit që vdiq ka thënë se kontaktin e fundit me ta e kanë pasur sa kanë qenë në Gjermani





Ai ka treguar se gruaja e djalit të axhës, e cila vdiq sot, kishte ardhur para një jave në Kosovë, pasi i kishte vdekur nëna.
“Para 1 ore kemi marrë vesh, kufomat janë në Prishtinë. Qysh ka shku deri te aksidenti sen s’dijmë. Kontakti i fundit ka qenë në Gjermani. E kam thirr në telefon, një vizë e kish pas djali me marr e tha deri t’mi del viza djalit, tha du me u nis për familje. Gruaja i ka ardh para një jave se nana i ka vdeke, e u kthy mënjëherë. Qe fati tash tu ardh në këtë anë, edhe ajo bani aksident e shkojë”, ka thënë Sopaj.




