E rëndë: Ky është mërgimtari që vdiq në aksident, po vinte për pushime me familje në Kosovë (FOTO)

Mëngjesin e sotëm dy persona kanë vdekur si pasojë e një aksidenti të rëndë në magjistralen Prishtinë – Podujevë, derisa të lënduar kanë mbetur edhe dy fëmijë.

Të vdekur nga ky aksident kanë mbetur dy mërgimtarë, çifti nga Malisheva, të cilët po vinin për pushimë në Kosovë, ndërsa fëmijët e tyre të lënduar ndodhen në emergjencën e Prishtinës, raporton GazetaDemos.

GazetaDemos merr vesh se njëri nga viktimat e këtij aksidenti është 36-vjeçari Shemsedin Sopaj nga fshati Janqistë i Komunës së Malishevës.

Në lidhje me këtë rast GazetaDemos ka kontaktuar edhe kryetarin e Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, i cili bëri të ditur se është në dijeni për rastin, mirëpo ende nuk ka një konfirmim zyrtar.

Aksidenti i rëndë ka ndodhur mes një autobusi dhe veturës me targa të huaja të mërgimtarëve që mbetën të vdekur.

Rastin e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e Policisë, Flora Ahmeti, e cila bëri të ditur se trupat e viktimave janë dërguar për obduksion.

“Si pasojë e aksidentit lëndime të rënda trupore kanë pësuar katër persona, dy prej tyre nuk kanë arritë të përballojnë plagët dhe të njëjtit kanë ndërruar jetë”, ka thënë mes tjerash ajo.

Published
Categorized as Lajme