




Mitrovicasi Arbnor Muja do të bëhet transferi më i shtrenjtë në histori të Superligës së Kosovës
Ai do të thyej rekordin e Milot Rashicës që ishte transferuar te Vitesse nga Vushtrria për 300,000 euro në vitin 2015.
Drita do të përfitojë 400,000 euro nga shitja e Mujës.
Futbollisti do të udhëtojë në Belgjikë për të kryer testet mjekësore, para se të nënshkruaj kontratë afatgjate me Antwerpin.