Aksion në veri – Raportohet për arrestimin e krahut të djathtë të Radojçiqit

Policia e Kosovës në orët e mbrëmjes së sotme është duke zhvilluar një aksion në veri të vendit.

Burimet e Syri Kosovës, bëjnë me dije se aksioni është duke u zhvilluar në Leposaviq dhe Zubin Potok dhe po bëhet për të parandaluar kontrabandën, kryesisht atë të ushqimit.

Po ashtu i njëjti burim forcave policore, bëjnë me dije për Syrin se është arrestuar njeriu i dytë i Milan Radojçiqit.

Policia ende nuk ka dhënë asnjë detaj mbi këtë aksion.

Published
Categorized as Lajme