Kënga që i kushtohet rritjes së çmimeve bëhet virale: “Asht rritë veza, asht rritë speci” (VIDEO)

Në Republikën e Shqipërisë, një këngëtar me emrin Perlat Sheqeri, i ka kushtuar një këngë rritjes së çmimeve të produkteve bazë dhe ku, autenticiteti nuk mungon.

Zhanri i kësaj kënge është “popullore” por motivi është saktësisht rritja e çmimeve.

Këngëtari Sheqeri përmend edhe produktet me çmime të rritura përmes tekstit si vijon:

“Kanë mbetë njerëzit e habitur, se çdo mall te na asht rritur; asht rritë veza, asht rritë speci, rritë domatja e kastraveci. Janë rritë çmimet e ka ra puna, na ka ardhë shpirti te huna.” ­shotë z. Sheqeri.

Për çudi, Sheqeri nuk ka përmendur fare sheqerin si produkt me çmim të rritur, përkundër që mban emrin e tij.

Ndoshta, e ka pamundësuar mungesa e një fjale tjetër produkti me çmim të rritur për të bërë rimë.

Kjo këngë ka marrë mbi gjysmë milioni shikime në YouTube.

Më poshtë po ju lëmë me këngën: