Mosmarrëveshje për drunj – pIagoset një person në Prishtinë (DETAJE)

Një v rasje në tentativë raportohet se ka ndodhur mbrëmë në fshatin Mramor të Prishtinës.

Policia njofton se pas një mosmarrëveshje rreth disa druve, dy të dyshuar janë përIeshur fizikisht me një person.

Njëri nga të dyshuarit thuhet se ka shtënë me a rmë zjarri në drejtim të viktimës, i cili ka pësuar Iëndime trupore.

“Fsh. Mramor, Prishtinë 25.07.2022 – 20:31. Pas një mosmarrëveshje rreth disa druve, dy të dyshuarit meshkuj kosovar janë përIeshur fizikisht me viktimën mashkull kosovarë, njëri nga të dyshuarit ka shtënë me a rmë zjarri në drejtim të viktimës mashkull kosovar. Si pasojë e përdorimit të a rmës së zjarrit viktima ka pësuar lëndime trupore”, thuhet në raportin policor.

Viktimës i është ofruar ndihma mjekësore dhe vazhdon të jetë nën përkujdesjen mjekësore në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit, i njëjti dërgohet në mbajtje për 48 orë.

Rasti është nën hetime.

Published
Categorized as Lajme