“Mujsha me gjet nënën gjallë” – Kurbeti i rëndë mërgimtari emocionohet posa mbërrin në aeroportin e Prishtinës (VIDEO)

Gjatë ditëve të fundit, mërgimtarët kanë filluar të vijnë në Kosovë për pushimet verore, shkruan Republika Online.

Gazetarja e Kanalit Televiziv ATV ka pritur mërgimtarët në Aeroportin e Prishtinës, ku i ka pyetur, se ku jetojnë, për punët e tyre,a po munden të iu ndihmojnë familjarëve në Kosovë etj, por një rast ishte me emocionues ku një mërgimtar emocionohet teksa tregon se ishte hera e dytë që vije në Kosovë brenda një periudhe të shkurtë.

Ai tregon se në Kosovë i jetojnë prindërit, vellëzrit, motrat, ai tregon se kishte ardhur edhe para 2 jave dhe sse tani kishte ardhur përsëri, “ksi hovi erdha për nanën nmujsha me gjetë gjallë” shprehet mërgimtari, shkruan Republika Online.

Për më shumë ndiqeni videon:

Published
Categorized as Lajme