Këta janë dy vëllezërit kosovarë që kanë prona milionëshe në Dubai (FOTO)

Pasanikët dhe biznesmenët nga e gjitha bota i bashkon një vend. Ai është Dubai. Jo çdo kush mund të posedoj villa e apartamente luksoze në këtë vend që është i famshëm për flukset e parave të paligjshme dhe një strehë për kriminelët dhe të tjerët që duan të fshihen nga autoritetet. Atje kanë arritur edhe kosovarët që vijnë nga një vend i vogël në botë. Insajderi ka zbuluar se Flamur e Fatmir Azemi janë dy vëllezërit kosovarë që posedojnë prona milionëshe në Dubai.

Mediumi norvegjez “E24” në bashkëpunim me rreth 20 mediume të tjera, kanë kryer një hulumtim të gjerë në lidhje me pronat që shtetasit e vendeve të ndryshme kanë në Dubai, e që kryesisht llogariten se janë blerë në mënyrë jo të ligjshme.

Shumë shtetas në botë shfrytëzojnë blerjet në Dubai, për të shmangur taksat apo për të shpëlarë paratë e fituara në mënyrë të jashtëligjshme.

Mes shtetasve që kanë prona në Dubai, janë edhe kosovarët, por futën në grupin e atyre “më pak se 5”.

Dalin dokumentet e pesë kosovarëve që investuan miliona euro për prona në Dubai

Momentalisht, ende nuk janë publikuar emrat e pronarëve kosovarë të patundshmërive luksoze në Dubai, por Insadjeri nga burimet mëson se Flamur e Fatmir Azemi janë dy vëllezërit kosovarë që posedojnë prona milionëshe në Dubai.

Kush janë vëllezërit Azemi?

Sipas burimeve të Insajderit, bëhet fjalë për dy rezidenca luksoze në Trident Grand Residence të Dubait Marina, e cila ka pamje luksoze nga plazhet, nga ishulli më i madh artificial në botë.

Insajderi mëson se vlera e pasurive të paluajtshme të vëllezërve Azemi në Dubai në rreth 1 milion dollarë.

Stili i jetesës luksoze i ofruar nga Trident Grand Residence shihet edhe në profilin e Fatmir Azemit në rrjetet sociale( të cilat tashme i ka fshirë), i cili përmban foto të tij duke qëndruar pranë pishinës të Klubit të plazhit privat të Dukes Dubai Oceana në një nga ishujt artificialë të Dubait.

Ndërsa, vëllai tjetër i tij Flamur Azemi ka qenë i përfolur në mediat rozë vite më parë për një lidhje me një këngëtare.

Tashme ai ka filluar një jetë të re. Jeta luksoze e tij shihet edhe nga fotografitë që publikojnë në rrjetet sociale.

Vëllezërit Azemi njihen ndërkombëtarisht për probleme dhe përballje me ligjin. Mediat e huaja shkraujn se në vitin 2013 ata kanë rrahur një roje të një klubi nate në Çeki.

Çfarë thotë hulumtimi ku u publikuan dokumentet

Sipas këtij hulumtimi, shumë shtetas në botë shfrytëzojnë blerjet në Dubai, për të shmangur taksat apo për të shpëlarë paratë e fituara në mënyrë të jashtëligjshme.

Mes shtetasve që kanë prona në Dubai, janë edhe kosovarët, por futën në grupin e atyre “më pak se 5”.

Shtetasit kosovarë sipas raportit të publikuar të martën nga “E24”, kanë “më pak se pesë prona” dhe posedohen nga “më pak se pesë pronarë” dhe që vlera është rreth 1 milion euro.

Kosovarët, sa i përket rajonit kanë më së paku prona në Dubai.

Sipas këtij hulumtimi, janë edhe 17 persona nga Shqipëria kanë regjistruar 19 prona “offshore” në vlerë të përbashkët prej 7 milionë dollarë në Dubai.

Nga vendet fqinje, Serbia ka më së shumti prona: gjithsej 287. Ato posedohen nga 237 pronarë dhe vlera e përgjithshme është 74 milionë euro.

Shtetasit e Maqedonisë së Veriut kanë 55 prona që posedohen nga 45 pronarë me vlerë 14 milionë euro.

Mali i Zi po ashtu ka më shumë prona sesa Kosova. 11 shtetas të Malit të Zi kanë 16 prona në vlerë 7 milionë euro.

Sipas raportit, numrin më të madh të pronave, nga të huajt, e kanë indianët, gjithsej 68.759. Pronat me vlerë 3 miliardë euro posedohen nga 34.876 persona.

Më së shumti prona kanë vendasit, banorët e Emirateve të Bashkuara Arabe – gjithsej 427.538 prona. Këto prona në vlerë 287 miliardë dollarë posedohen nga 63.438 veta.

Nga rrjedhja e informacionit, është ofruar informacion për datën e lindjes dhe numrin e pasaportës së personave të regjistruar në pronë. Studiuesit punojnë me të dhëna anonime.

Dubai është shfaqur si një qendër e rëndësishme financiare dhe një destinacion popullor turistik, i njohur si një “shesh lojrash” për elitën ekonomike globale.

Në të njëjtën kohë, Dubai është i famshëm për flukset e parave të paligjshme dhe për të qenë një strehë për kriminelët dhe të tjerët që duan të fshihen nga autoritetet.

Rrjeti i Drejtësisë Tatimore (TJN), një organizatë ndërkombëtare që punon për të rritur transparencën në lidhje me taksat dhe flukset e parave, e rendit Dubain ndër dhjetë parajsat tatimore më të mbyllura në botë.

Duke mbyllur sytë dhe duke mos bërë pyetje, Dubai me kalimin e kohës ka tërhequr flukse të mëdha parash dhe disa nga kriminelët më të profilit të lartë në botë, shkruan TJN në një raport të vitit 2020.

Published
Categorized as Lajme