




Më herët u raportua për një aksident në fshatin Pogragjë të komunës së Gjilanit, ku një kamion ishte goditur për murin e një shtëpie. Sinjali mëson se shoferi i kamionit ka ndërruar jetë.
Këtë e ka konfirmuar për Gazetën Sinjali zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.





“Ju njoftojmë me informatë shtesë se sot më 25.07.2022 rreth orës 14:12 në dalje të fshatit Pogragjë është shkaktuar aksident trafiku në mes të një kamioni dhe një veture e llojit pikap , me tabela vendore.
Me këtë rast Drejtuesi i kamionit e humbë kontrollin mbi drejtimin e mjetit të tij dhe më pastaj pas një distance të konsiderushme përplaset për një muri skaj rruge.





Ndihma e shpejtë personin e aksidentuar (drejtuesin e kamionit) me urgjencë e kanë dërguar në emergjencën e Spital Rajonal në Gjilan. Edhe për kundër ndihmës së mjekëve personi i aksidentuar i lindur me 1960 shtetas i Kosovës ka ndërruar jetë si pasoj e plagëve të marra në aksident. Për rastin është njoftuar prokurori i shtetit i cili ka urdhëruar që trupi i pa jetë të dërgohet në IML në Prishtinë. Rasti po hetohet nga policia e Kosovës, njësitet e trafikut rajonal”.




Sinjalizues të Gazetës Sinjali bëjnë të ditur se shoferi ka ndërruar jetë derisa ishte rrugës me autoambulancë për në spitalin e Gjilanit.
Sinjali ka siguruar edhe pamje se ku ka ndodhur aksidenti teksa shihet se aty kishte mbërritur edhe autoambulanca.