Pas marrëveshjes Kosovë – Kroaci, këto pritet të jenë armët e prodhimit kroat të cilat do t’i ketë shpejtë FSK (VIDEO)

Në duart e ushtarëve të Kosovës, së shpejti pritet të jenë a rmë e pajisje të ndryshme, prodhim kroat.

Ato do të vijnë, përmes realizimit të marrëveshjes mes dy vendeve për blerjet ushtarake “Shtet me Shtet.

Kjo u paralajmërua nga Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, pas takimit me homologun e tij kroat, Mario Banozic.

Një ujdi e tillë sipas ish-Komandanti të Forcës së Sigurisë së Kosovës, Kadri Kastrati, është shumë e dobishme për vendin.

Arsye për këtë, ky thotë se është përvoja ushtarake dhe prodhuese e shtetit të afërt./klankosova/

Published
Categorized as Lajme