Mërgimtari merr rrugën për Kosovë, thërret gruan dhe e kërcënon: Kam me ta bo Milloshevën rrafsh, dy minuta edhe s’ekziston ti ma

Një 31-vjeçar nga diaspora pritet të arrestohet posa të arrijë në Kosovë, nën dyshimet se kërcënoi bashkëshorten e tij, e cila ndodhet në Milloshevë të Obiliqit. Ai po dyshohet se është nisur në Kosovë dhe rrugës ka vendosur ta paralajmërojë gruan se do ta pësojë keq në momentin që mbërrin. Gazeta Sinjali ka mësuar detaje lidhur me këtë rast që u denoncua sot në Polici.

Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije se gruaja e të dyshuarit e ka njoftuar sot Policinë se është kërcënuar nga bashkëshorti i saj, i cili është nisur nga Gjermania për në Kosovë

Për motive ende të panjohura, Sinjali mëson se ai po dyshohet se ka shqetësuar bashkëshorten përmes telefonit, duke i thënë se “Kam me ta ba Milloshevën rrafsh, dy minuta i kom punë edhe ti s’ekziston ma”. Mesazhet që i mori siç duket e frikësuan viktimën e cila vendosi të kërkojë ndihmë nga Policia.

Në dëshminë e saj të dhënë para hetuesve ajo ka shpalosur edhe detaje të tjera, siç pretendon për dh unën që ia ka shkaktuar i dyshuari në të kaluarën.

Pas informacioneve që ka marrë Policia në lidhje me të dyshuarin dhe automjetin me të cilin pritet të arrijë në Kosovë, Prokurori është vënë në veprim dhe ka autorizuar nisjen e hetimeve.

Me urdhër të tij është iniciuar rasti si dh unë në familje, derisa të sigurohet prezenca e të dyshuarit.

Published
Categorized as Lajme