‘Babin e kam prokuror bre ta q…’/ Avokati: Gjoba do jetë e madhe (VIDEO)

Ka pasur shumë reagime në rrjetet sociale, pas publikimit të videos nga JOQ, ku një vajzë gati e kishte aksidentuar një nënë që ishte me beben në karrocë. Ajo në vend se të kërkojë falje, shanë e ofendon dhe thotë se babain e ka prokuror.

Avokati Arianit Koci përmes një postimi në Facebook thotë se sjelljet e vajzës janë të papranueshme. Ai ka thënë që edhe sjellja e gruas me fëmijë, nuk ka qenë e mirë.

“Gabimi në vendkalim të këmbësorëve i kësaj vajze është i patolerueshëm. Për sjellje të mos flasim. Por, edhe zonja nuk ka vepruar mirë. Nuk bllokohet komunikacioni, sidomos nëse je me fëmijë, për me të kërku falje, një individ i paedukatë. Thjesht, e ke videon dhe rastin e raporton në polici. Policia në këto raste është shumë efikase. Jam i bindur që kjo vajza do të dënohet me gjobë të madhe”, shkruan ai.

Published
Categorized as Lajme