Tronditët Skenderaj: Një person vdes dhe pIagosën dy të tjerë / DETAJE

Pak minuta më parë u raportua për një v rasje që ndodhi në fshatin Baks të Skenderajt, ku një person po dyshohet se ka qëlluar fqinjin e tij, duke e lënë të vdekur. Përveç viktimës nga ky rast kanë mbetur edhe dy persona të plagosur.

Të njëjtit janë dërguar tashmë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës dhe sipas informatave të para, njëri nga të plagosurit është vet i dyshuari për këtë rast.

Sinjali mëson se ngjarja ka ndodhur në lagjen Dushkaj në afërsi të xhamisë së fshatit, ku një mosmarrëveshje përfundoi tragjikisht, pasi i dyshuari gjuajti në drejtim të të ndjerit.

Rastin për Sinjalin e kanë konfirmuar edhe nga Policia rajonale në Mitrovicë.

Published
Categorized as Lajme