Tragjike: Një person vret fqinjin në Skenderaj

Një ngjarje tragjike ka ndodhur para pak minutave në fshatin Baks të komunës së Skenderajt, ku dyshohet se një person ka mbetur i v rarë nga fqinji i tij, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjali mëson se ngjarja ka ndodhur në lagjen Dushkaj në afërsi të xhamisë së fshatit, ku pas një mosmarrëveshje një person dyshohet se ka shtënë me armë zjarri drejt fqinjit të tij.

Burimet nga Spitali rajonal në Mitrovicë bëjnë të ditur se edhe dy persona tjerë kanë mbetur të pIagosur.

Published
Categorized as Lajme