‘Mos vozit shpejt me veturë’ dhe u qëllua pas shpine me kallashnikov / Detaje të reja

Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Baks të komunës së Skenderajt, ku si pasojë e të shtënave me armë zjarri ka humbur jetën një person, teksa kanë mbetur të pIagosur edhe dy të tjerë, raporton Gazeta Sinjali.

Sipas burimeve nga Emergjenca personi që ka mbetur i v rarë nga fqinji i tij, është Besim Musliu, 47-vjeçar.

Musliu dyshohet se është qëlluar me kallashnikov pas shpine nga fqinji i tij.

Përveç Musliut, nga ky rast kanë mbetur edhe dy persona të pIagosur.

Të njëjtit janë dërguar tashmë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës dhe sipas informatave të para, njëri nga të pIagosurit është vet i dyshuari për këtë rast.

Skenderaji dhe e gjithë Kosova u trondit sonte nga ngjarja tragjike që ndodhin në lagjen Dushkaj në fshatin Baks, ku si pasojë e të shtënave me armë zjarri ka humbur jetën Besim Musliu, teksa kanë mbetur të pIagosur edhe dy persona tjerë, përfshirë të dyshuarin për v rasje, Shukri Rexhepi.

Sinjali mëson se v rasja ndodhi për motive të ulëta, pasi dyshohet se Musliu kishte kërkuar nga një anëtar i familjes së Rexhepit, që të mos vozisë shpejt, çka kishte shkaktuar një mosmarrëveshje mes palëve të përfshira në rast.

Ndërkohë rasti është konfirmuar edhe nga zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Fexhrie Pllana, e cila ka bërë të ditur për Sinjalin se dy të pIagosurit janë dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për ndihmë mjekësore.

Published
Categorized as Lajme