E dhimbshme: Rrëzohet një vinç në një punishte në Pejë, humb jetën një punëtor

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sonte rreth orës 18:30 në rrugën ‘Tahir Zemaj’ në qytetin e Pejës, ku një person ka humbur jetën tragjikisht, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjali mëson se në një objekt ku po kryheshin punime ndërtimore është rrëzuar një vinç, ku mbetën të lënduar dy persona, të cilët janë dërguar me urgjencë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Por njëri nga të lënduarit nuk arriti t’u mbijetojë plagëve të marra dhe si pasojë ka ndërruar jetë në QKUK.

Published
Categorized as Lajme