Ky është pronari i kafiterisë në Malishevë që bëri për ‘spital’ kamarierin

Një 50-vjeçar në Malishevë, pronar i një “shisha bari” ka rr ahur dje një punëtor të tij, për çka raportoi më herët Gazeta Sinjali.

Rasti ka ndodhur dje në rrugën “Ibrahim Mazreku” në Malishevë, ku pronari i lokalit “Oriental”, e r rahu kamarerin që punonte për të.

Si pasojë, viktima pësoi lëndime të lehta trupore ndërkaq Gazeta Sinjali, mëson se pronari i shisha barit “Oriental”, i cili u arrestua për rrahjjen e punëtorit është Hafir Mazreku, 50-vjeçar.

Derisa punëtori i tij, si pasojë e lëndimeve u trajtua në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Malishevë, Mazreku është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Ai ngarkohet me veprën “Lëndim i lehtë trupor”.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Published
Categorized as Lajme