E dhimbshme: Vdes pas një aksidenti tragjik i riu kosovar, Senad Halimi (FOTO)

I riu Senad Halimi nga Malisheva e epërme e Gjilanit, ka vdekur pas një aksidenti trafiku, shkruan GazetaDemos.

Kështu kanë bërë të ditur familjarët e të riut përmes një njoftimi në një faqe në Facebook.

Ata gjithashtu kanë njoftuar se për varrimin e të riut do të lajmërojnë në vazhdim.

Postimi i plotë:

Njoftim Mortor

Njoftojmë tëgjithë familjarët se ka ndërruar jetë Senad Halimi djali i Ekrem Halimit nga Malisheva e epërme në aksident trafiku, duke lënë të pikëlluar përgjithmonë familjen Halimi.

Zoti i’a letesofte dhimbjet familjes Halimi për këtë vdekje të pa pritur.

Për kohën e varrimit do të jeni të informuar!

Published
Categorized as Lajme