Shpëtoi një grua serbe nga zjarri, por Zvicra e gjobiti të riun kosovar me 4500 franga, rrezikon të dëbohet

Në fund të muajit prill, Mexhidi, një i ri kosovar, e shpëtoi Ivanën nga zjarri në banesën e saj.

Kjo histori bëri jehonë edhe për faktin se një shqiptar shpëtoi një serbe, dy popuj që nuk kanë qenë gjithmonë në marrëdhënie të mira. Megjithatë, ky gjest heroik bëri që i riu, i vendosur ilegalisht në Gjenevë, bëri që ai të shfaqej në ‘radarin’ e policisë. Policia sipas ligjit e ka denoncuar atë pranë organeve kompetente.

Kështu, më 5 korrik, Mexhidi u dënua me gjobë prej 4500 franga për qëndrim dhe punë të paligjshme. Në veçanti për shkak të një precedenti, në Bazel. Ai u ankua kundër këtij vendimi gjyqësor. Gjithashtu, dosja e tij i është përcjellë Sekretariatit Shtetëror për Migracionin (SEM). Prandaj i riu rrezikon edhe dëbimin, përcjell Gazeta Online Reporteri.net.

“Ligji është i njëjtë për të gjithë” thotë Ivana. Por asaj i duket skandaloze që një hero që shpëtoi një jetë duhet të dëbohet nga vendi. Ajo tregon se Mexhidi ka llogaritur interesat e tij ligjore dhe fizike kur ka vendosur që t’i dalë në ndihmë asaj. “Zvicra është e pamëshirshme,” ankohet Ivana me kombësi serbe, e cila synon të bëjë “çdo gjë që është e mundur ” për të ndihmuar shpëtimtarin e saj. Por tani për tani, Ivana është e pafuqishme.

Situata e shqyrtuar nga autoritetet

Nga ana e autoriteteve kantonale, në këtë fazë, Departamenti i Sigurisë, Popullsisë dhe Shëndetit (DSPS) është i kufizuar në rikujtimin e procedurave: “Në përgjithësi, kur Zyra Kantonale e Popullsisë (OCPM ) merr dijeni për një situatë të një personi me banim të paligjshëm, i kërkohet të shqyrtojë situatën. Nëse paraqitet kërkesa për rregullimin e qëndrimit dhe plotësohen kushtet, kërkesa i paraqitet SEM-it për miratim. Nëse nuk paraqitet asnjë kërkesë ose nëse nuk plotësohen kushtet për dhënien e lejes së qëndrimit, ZKPM-ja nxjerr vendimin e dëbimit nga Zvicra.

Pozicioni i DSPS-së lë pak shpresë, nëse politikanët nuk e marrin në dorë këtë çështje. Në Francë, një malian pa dokumente, i cili kishte shpëtuar një fëmijë në rrezik të rrëzimit nga një ballkon, u prit më pas nga presidenti Emmanuel Macron dhe më pas atij iu dha mundësia që të integrohet dhe të jetojë në shtetin francez. Në Gjenevë, një qytetar nga Bangladeshi, i shpëtoi dëbimit pasi Partia Socialiste, anëtare e së cilës ai është, mbështeti qëndrimin e tij në Zvicër. Në rastin e tij, ZKPM-ja pranoi ta njohë atë si një rast vështirësie. Gjithsesi, sipas një të afërmi, Mexhidi synon të bëjë gjithçka për të marrë të drejtën e qëndrimit në Zvicër.

Published
Categorized as Lajme