“Pa ti q* r***, met ngre zhag…”/ Kjo i ndodhi Zafir Berishës

Zafir Berisha, ish-deputet i Nismës Socialdemokrate, së shpejti pritet të dalë para gjykatës, lidhur me akuzën se ka kanosur përmes telefonit kryetarin e komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj.

Ashtu siç kishte raportuar ekskluzivisht Sinjali, Berisha po akuzohet se përmes telefonit, më 23 qershor për motive politike, i ka dërguar Totajt sms me tekst, me përmbajtjen “Do gjëra është dasht me koh mi sqaru jo tash mu sjell “ kalova lumin …. spom duhet kali”, se jeta është me e gjate se sa pe llogarit”, duke vazhduar me të njëjtën mënyrë edhe ditën pasuese, ashtu që te Totaj ka shkaktuar frikë dhe pasiguri për jetën e tij.

Prokuroria Themelore në Prizren më 18 korrik 2022 ka ngritur aktakuzë ndaj Berishës për veprën penale të “Kanosjes”.

Sipas aktakuzës, më 23 qershor 2022, në ora 18:27, në Prizren i akuzuari Berisha me qëllim të frikësimit dhe shkaktimit të ankthit, seriozisht e kanos personin zyrtar në lidhje me punën e tij zyrtare, ku përmes telefonit i dërgon sms Totajt, raporton Betimi për Drejtësi.

Tutje, në aktakuzë thuhet se i akuzuari Berisha te i dëmtuari Totaj kishte dërguar sërish sms përmes telefonit më 24 qershor 2022, në ora 18:56, me përmbajtjen “me kan than qe je pis dhe i paftyr po skam besu sot ma vërtetove, ti po mendon qe me ke përdor si salvet një perdorimshe po dije pa ti q* r*** met ngre zhag neper Prizren nuk e prishi koalicionin si pot mesij mercenaret e vv dhe hajnat qe i ki i ke afër, dije këtë”.

Ekskluzive: Shaqir Totaj denoncon Zafir Berishën për kanosje se do ta ngreh zhag nëpër Prizren para prishjes së koalicionit

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Published
Categorized as Lajme