Kush i tradhtoi 3 të rinjtë e ekzekutuar në Fushë-Krujë, këto janë të dhënat e fundit (DETAJE)

Brilant Martinaj, Diklen Vata dhe Besmir Hoxha 3 të rinjtë e ekzekutuar në një ate ntat mafioz në Fushë Krujë d yshohet se janë tradhtuar nga persona që kanë pasur dijeni për lëvizjet e tyre. Një nga të hetuarit është punonjësi i servisit ku ishin nisur për të shkuar viktimat.

Lëvizjet e viktimave para v rasjes

Para ekzekutimit të tre viktimat kanë drekuar së bashku në Fushë Krujë. Pas drekës, ata kanë lënë makinën e tyre aty dhe kanë shkuar te një servis në zonën e Tapizës, ku kishin çuar makinën për ta rregulluar. Për të shkuar atje ata janë shoqëruar nga një mik i tyre, me një makinë tjetër dhe kanë qëndruar rreth 30 minuta.

Punonjësi i servisit iu ka thënë viktimave se nuk kishte mbaruar punën me makinën dhe se i duhej edhe ca kohë për ta riparuar. Në dëshminë e dhënë para hetuesve, të siguruarnga neës24, punonjësi i servisit është shprehur se “Kanë ardhur dhe janë interesuar për makinën. Unë ju kërkova më shumë kohë dhe ata u larguan”.

Kështu, që të tre janë rikthyer sërish në Fushë Krujë, te vendi ku kanë drekuar, kanë marrë makinën e tyre tip “Passat” dhe janë larguar, drejt mbikalimit, aty ku u ekzekutuan me rreth 90 pIumba.

Published
Categorized as Lajme