“Ferri” që përjetuan kosovarët brenda autobusit gjatë kthimit nga Shëngjini, pamje trishtuese (VIDEO)

Udhëtimi nga Shëngjini për në Kosovë nuk shkoi mirë për disa kosovarë. Në autobusin me të cilin po ktheheshin nga pushimet, nuk punonte klima.

Në temperatura të larta, fëmijë e të rritur po vuanin nga i nxehti i madh brenda autobusit të një kompanie kosovare (emër i njohur për redaksinë).

Një udhëtar në kushte anonimiteti ka rrëfyer për Indeksonline vuajtjen që kishin përjetuar përgjatë atij udhëtimi. I njëjti ka dërguar pamje ku shihet se si udhëtarët flladiteshin me kartona, e disa të tjerë lageshin me ujë.

Published
Categorized as Lajme